Përparim Rama njofton: Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se qarkullimi i mjeteve bujqësore, përfshirë motokultivatorët, multikultivatorët dhe makineritë e tjera të përdorura për punë bujqësore, është i ndaluar në kryeqytet. Rama theksoi se Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se qarkullimi i mjeteve bujqësore, përfshirë motokultivatorët, multikultivatorët dhe makineritë e tjera të përdorura për punë bujqësore, është i ndaluar në kryeqytet.
Rama theksoi se Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi, transmeton lajmi.net.
Ai u bëri apel qytetarëve dhe operatorëve të respektojnë këtë vendim për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin e rregullt në rrugët e qytetit.
Njoftimi i plotë:
Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Kryeqytet!
Informojmë të gjithë drejtuesit e motokultivatorëve/multikultivatorëve dhe makinerive tjera të destinuara për punë bujqësore se qarkullimi i tyre në kryeqytet është i ndaluar!
Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi./lajmi.net/