Azemi: KEDS/KESCO po vjedhë me njehsor elektrikë, duhet të jepet përgjegjësi

Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dorëzuar siç thanë dëshmi në zyrën e KEDS se njësorët elektrikë po masin gabimisht kohën. Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi tha se kanë sjell dëshmi të mjaftueshme se qysh “KEDS po manipulon dhe vjedh qytetarët” duke mashtruar me kohën në njehsorët elektrikë. “Qytetarët nuk po faturohen në bazë…

Lajme

27/03/2026 12:05

Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dorëzuar siç thanë dëshmi në zyrën e KEDS se njësorët elektrikë po masin gabimisht kohën.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi tha se kanë sjell dëshmi të mjaftueshme se qysh “KEDS po manipulon dhe vjedh qytetarët” duke mashtruar me kohën në njehsorët elektrikë.

“Qytetarët nuk po faturohen në bazë të periudhës së faturave me tarfia të shtrenjta dhe atë të lirë”, tha ai.

Azemi kërkoi përgjegjësi institucionale nga qeveria Kurti, siç tha për këtë mashtrim.

Ai ka thënë se këtë konferencë po e mban në këtë vend për të iu ofruar dëshmi për siç ka thënë Azemi që të njëtit kanë rrejt dhe se kanë manipuluar dhe kanë vjedhë me njehsor elektrik.

“Du me i dorëzu këto dëshmi dhe me ju tregu që faktet nuk rrejnë, këta po rrejnë sepse kanë inkasu të hyra, mjete financiare paligjshëm ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe kanë dalë kanë thënë që po manipulohen të dhënat. Nuk po manipulohen të dhënat. Tash do të hy dhe do të kërkojmë takim me menaxhmentin e KED-sit edhe me iu shpjegu me iu dhënë këto fakte, pra kjo është vepër penale, këtu duhet me dhënë përgjegjësi, e prej këtu duhet me shku edhe te zyrat e ZRrE-së sepse nuk e kanë monitoru implementimin e vendimeve për tarifat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Azemi.