Murati: Të hënën në mbledhje të qeverisë miratimi për 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës
Ministri i Financave, Hekuran Murati sapo ka njoftuar se me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, vendimi për ndarjen e shpërblimit prej 500 mijë eurove për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do të jetë gati për miratim të hënën në mbledhjen e Qeverisë. Në nëntor të vitit të kaluar, Kurti pati thënë publikisht se në rast…
Lajme
Ministri i Financave, Hekuran Murati sapo ka njoftuar se me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, vendimi për ndarjen e shpërblimit prej 500 mijë eurove për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do të jetë gati për miratim të hënën në mbledhjen e Qeverisë.
Në nëntor të vitit të kaluar, Kurti pati thënë publikisht se në rast të fitores ndaj Sllovakisë, Kombëtares së Kosovës do t’i transferohen 500 mijë euro si shpërblim.
“Në fazën e radhës hyjmë me plotë vetëbesim. Besimin tonë në ta po e shprehim me zotimin tonë për ta. Në rast të fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë 500 mijë euro. Në rast të kualifikimit në Kupë të Botës zotohemi për 1 milion e uro të tjera shpërblim. Përpara Kosovë, gjithmonë me ty”, pati deklaruar Kurti në mbledhje të qeverisë./Lajmi.net/