Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjetet
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Sipas njoftimit zyrtar, rruga është pastruar nga bora, megjithatë, për shkak të reshjeve që ende po vazhdojnë, të domosdoshme janë pajisjet dimërore. “Ju njoftojmë se pas komunikimit me Policinë e Malit të Zi…
Lajme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.
Sipas njoftimit zyrtar, rruga është pastruar nga bora, megjithatë, për shkak të reshjeve që ende po vazhdojnë, të domosdoshme janë pajisjet dimërore.
“Ju njoftojmë se pas komunikimit me Policinë e Malit të Zi në Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e KALUESHME për të gjitha llojet e automjeteve, pasi që është pastruar nga bora, mirëpo për shkak të reshjeve që ende po vazhdojnë, të domosdoshme janë pajisjet dimërore”, thuhet në njoftim.