Moti për të premten
Moti për ditën e premte parashikohet të jetë kryesisht i vranët në gjithë vendin, i shoqëruar me reshje shiu. Në zonat malore, reshjet e shiut do të alternohen edhe me borë, transmeton lajmi.net. Temperaturat do të jenë të ulëta, me vlerat minimale që do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet…
Lajme
Moti për ditën e premte parashikohet të jetë kryesisht i vranët në gjithë vendin, i shoqëruar me reshje shiu.
Në zonat malore, reshjet e shiut do të alternohen edhe me borë, transmeton lajmi.net.
Temperaturat do të jenë të ulëta, me vlerat minimale që do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 5 deri në 8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë./lajmi.net/