Të martën vendoset gjithçka në stadiumin “Fadil Vokrri” – Kosova përballë Turqisë për një vend në Botëror

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore spektakolare në Bratisllavë, duke mposhtur Sllovakinë me rezultat 4:3 dhe duke siguruar një vend në finalen e fazës “play-off” për kualifikim në Kupën e Botës 2026. “Dardanët” dhuruan një paraqitje të mbushur me emocione dhe kthesa dramatike, duke përmbysur rezultatin dhe treguar karakter të fortë në një nga…

Sport

26/03/2026 23:26

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore spektakolare në Bratisllavë, duke mposhtur Sllovakinë me rezultat 4:3 dhe duke siguruar një vend në finalen e fazës “play-off” për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

“Dardanët” dhuruan një paraqitje të mbushur me emocione dhe kthesa dramatike, duke përmbysur rezultatin dhe treguar karakter të fortë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të tyre, transmeton lajmi.net.

Me këtë sukses, Kosova ka hedhur një hap të madh drejt Botërorit, pasi në finalen vendimtare do të përballet me Turqinë. Fituesi i kësaj sfide do të sigurojë pjesëmarrjen në turneun më të madh të futbollit botëror, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ndeshja finale pritet të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45, ku Kosova do të kërkojë të shkruajë historinë dhe të sigurojë kualifikimin e shumëpritur./lajmi.net/