PDK mohon raportimet për postin e Presidentit, paralajmëron mbledhje të Këshillit Drejtues

PDK ka reaguar ndaj raportimeve të fundit në media, duke i cilësuar si të pavërteta pretendimet se kësaj partie i është ofruar posti i Presidentit. Në një komunikatë zyrtare, PDK thekson se këto informacione janë “spekulative” dhe nuk qëndrojnë, duke u bërë thirrje mediave që të raportojnë vetëm mbi baza të verifikuara, raporton lajmi.net Gjatë…

Lajme

26/03/2026 19:16

PDK ka reaguar ndaj raportimeve të fundit në media, duke i cilësuar si të pavërteta pretendimet se kësaj partie i është ofruar posti i Presidentit.

Në një komunikatë zyrtare, PDK thekson se këto informacione janë “spekulative” dhe nuk qëndrojnë, duke u bërë thirrje mediave që të raportojnë vetëm mbi baza të verifikuara, raporton lajmi.net

Gjatë ditës së sotme, PDK ka zhvilluar mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku është vendosur që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues.

Në këtë takim pritet të diskutohen zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe të përcaktohen hapat e mëtejshëm të partisë.

Postimi i plotë:

Lidhur me raportimet e fundit, sqarojmë se pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit janë të pavërteta dhe spekulative.
Sot, Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku u vendos që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.
I bëjmë thirrje mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të verifikuara.
PDK mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informata të sakta dhe në kohë për çdo çështje me interes publik.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin./Lajmi.net/