Gërvalla kërkon përshpejtim të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është vetëm një aspiratë, por domosdoshmëri. Këtë ia ka thënë në takimin që ka pasur me shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey. Gërvalla thotë se Kosova është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit…
Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është vetëm një aspiratë, por domosdoshmëri.
Këtë ia ka thënë në takimin që ka pasur me shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey.
Gërvalla thotë se Kosova është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Sipas saj, trajtimi i dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore mbetet prioritet i pakompromis, që kërkon reagim të koordinuar dhe veprim të qëndrueshëm institucional.
“Republika e Kosovës jo vetëm që përmbush standardet e Këshillit të Evropës, por qëndron si dëshmi e gjallë e vlerave që kjo organizatë mbron. Për këtë arsye, vendi meritor i Republikës sonë në këtë organizatë nuk duhet të vonohet më”, thotë ministrja e Drejtësisë.