Plava: Naim Murseli m’tha veç merre përgjegjësinë se as dy vjet në burg s’rri e di pushtetin tim, më ofroi 1300 euro rrogë e G-Class
I akuzuari në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Granit Plava është deklaruar sot në seancën gjyqësorë. Si fillim ai deklaroi se është baba i tre fëmijëve dhe se ishte punëtor krahu. Përpos kësaj, Plava tha se deklarata e tij në polici ka qenë në marrëveshje me Naim Murselin. “Jemi kanë në dijeni pak a…
Lajme
I akuzuari në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Granit Plava është deklaruar sot në seancën gjyqësorë.
Si fillim ai deklaroi se është baba i tre fëmijëve dhe se ishte punëtor krahu.
Përpos kësaj, Plava tha se deklarata e tij në polici ka qenë në marrëveshje me Naim Murselin.
“Jemi kanë në dijeni pak a shumë për këtë vepër që po akuzohemi, por asnjëherë nuk ka tregu se kush është personi. Edhe veç më ka thanë që ti ke marr përgjegjësi asgjë tjetër, ti e din çfarë pushteti kam unë. Është në dijeni edhe Behgjet Pacolli”,deklaroi Granit Plava, trasnmeton lajmi.net.
Ai tha se Murseli i kishte premtuar e s’ka shans që të rrijë në burg më shumë se dy vite.
“M’ka ofru pare edhe punë Naimi. 1300 euro rrogë mka ofru, veturë G-Class. M’ka thanë s’ki nevojë ti me dit kurgja veç ta qoj lokacionin unë. Veç ki me marrë përgjegjësi që kishte ti e ke ba vrasjen”,tha ai.
Plava po ashtu tha se janë takuar 7 herë me Naim Murselin deri në ditën kritike për ta arritur marrëveshjen.
Gjithashtu Plava deklaroi se atë ditë kur u takuan me Murselin, ky i fundit ua ka dhënë nga 300-400 euro.
“Na tha mos folni me askënd.Edhe Kushtrimit i ka thënë diçka për gru të veten, edhe më tha mos fol me kërkond hiç”.
Ai gjithashtu ka thënë se Naim Murseli i kishte garantuar se do të kujdeset për familjen e tij, e biles edhe se do të jetë afër tij e Behgjet Pacollit.
“Naimi më ka thënë pasi të del prej këtij rasti, ende pa u bërë 2 vjet burg, edhe sa të jesh ti në burg une kom me ta kqyr familjen. Më ka ofru punë edhe pare edhe më ka thënë do të jesh gjithmonë afër meje dhe Behgjet Pacollit. Unë nuk të rrej për keto sene, edhe une i kom besu…”, ka thënë Plava para Gjykatës. /Lajmi.net/