27 vjet nga masakra makabre në Krushë, politikanë e qytetarë të shumtë në tubimin përkujtimor
Në përvjetorin e 27-të të masakrës makabre në Krushë të Madhe, numër i madh i qytetarëve po marrin pjesë në tubimin përkujtimor. Aty po merr pjesë presidentja Vjosa Osmani, ministri për Vlerat e Luftës, Andin Hoti, ministrja Fitore Pacolli, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. Pranë varreve të më të dashurve…
Lajme
Në përvjetorin e 27-të të masakrës makabre në Krushë të Madhe, numër i madh i qytetarëve po marrin pjesë në tubimin përkujtimor.
Aty po merr pjesë presidentja Vjosa Osmani, ministri për Vlerat e Luftës, Andin Hoti, ministrja Fitore Pacolli, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. Pranë varreve të më të dashurve të tyre po qëndrojnë edhe me qindra qytetarë.
Në ketë tubim përkujtimor nuk janë të pranishëm kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.
27 vjet më parë, konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.
Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës, përcjell KosovaPress.
Për kriminelët serb masakra ishte diçka e zakontë, diçka që sipas tyre duhej të ndodhej vetëm me qëllimin të eliminimit të popullsisë shqiptare në Kosovë.