Lajm i mirë për Kombëtaren e Kosovës, ylli sllovak s’do të luajë kundër Dardanëve
Përzgjedhësi i kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona ka dorëzuar në UEFA listën me 23 futbollistë që do të përfshihen në ndeshjen e sotme ndaj Kombëtares së Kosovës. Dardanët janë mysafirë të sllovakëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Tehelne pole” të Bratislavës, me fillim nga ora 20:45. Mëngjesin e së enjtes përzgjedhësit e…
Sport
Përzgjedhësi i kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona ka dorëzuar në UEFA listën me 23 futbollistë që do të përfshihen në ndeshjen e sotme ndaj Kombëtares së Kosovës.
Dardanët janë mysafirë të sllovakëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Tehelne pole” të Bratislavës, me fillim nga ora 20:45.
Mëngjesin e së enjtes përzgjedhësit e të dyja kombëtarëve janë detyruar të dorëzojnë listat në UEFA me futbollistët që do të përfshihen në protokollin e ndeshjes.
Te Sllovakia do të mungojë ylli kryesor i skuadrës, kapiteni Milan Skriniar, i cili nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi dhe nuk është përfshirë në listën prej 23 lojtarëve sllovakë.
