Ramadani: Rrugët ilegale për armë në veri ende aktive
Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, ka bërë me dije se ende ekzistojnë rrugë për furnizim me armë ilegale në veri. Ai ka vlerësuar se një gjë e tillë e cenon sigurinë në veri. Në një intervistë për Ekonomia Online, Ramadani ka thënë se institucionet e sigurisë duhet të jene vigjilente.…
Lajme
Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, ka bërë me dije se ende ekzistojnë rrugë për furnizim me armë ilegale në veri.
Ai ka vlerësuar se një gjë e tillë e cenon sigurinë në veri.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Ramadani ka thënë se institucionet e sigurisë duhet të jene vigjilente.
“Prania e armatimit, me theks të veçantë në veri të Kosovës, mund të lidhet edhe nga e kaluara, pra edhe nga periudha prej luftës, pas luftës e këndej. Por në të njëjtën kohë mund të lidhet edhe me mundësinë e qarkullimit të armëve të tilla. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë kanë bërë aksione të shumta dhe kanë gjetur një pjesë serioze të armatimit të fshehur atje. Por se sikurse e ka thënë edhe Policia e Kosovës, një pjesë e rrugëve ilegale që lidhen me Serbinë janë ende, pra, më tutje në funksion”, ka thënë Ramadani.