Pamje shqetësuese në Gjakovë, një person i shtrirë para zyrave të një prej partive politike

Një pamje jo e zakonshme dhe shqetësuese është evidentuar sot në Gjakovë. Gazetarja Drita Loshi ka ndarë një reagim në rrjetin social Facebook, ku tregon se përballë zyrave të një partie politike ka parë një person të shtrirë në hapësirë publike, me disa gjëra pranë vetes. Sipas saj, ndonëse për disa qytetarë kjo mund të…

Lajme

26/03/2026 09:58

Një pamje jo e zakonshme dhe shqetësuese është evidentuar sot në Gjakovë. Gazetarja Drita Loshi ka ndarë një reagim në rrjetin social Facebook, ku tregon se përballë zyrave të një partie politike ka parë një person të shtrirë në hapësirë publike, me disa gjëra pranë vetes.

Sipas saj, ndonëse për disa qytetarë kjo mund të jetë bërë një pamje e zakonshme, për të është një realitet që nuk duhet të injorohet.

“Një turist që viziton Gjakovën zakonisht sheh bukuritë, historinë dhe mikpritjen. Por sot, si gazetare, pashë edhe një pamje aspak të mirë…”, ka shkruar ajo, duke ngritur shqetësimin për mungesën e reagimit institucional.

Loshi ka vënë në pikëpyetje edhe reagimin e qytetarëve dhe institucioneve përkatëse, duke përmendur konkretisht Komuna e Gjakovës dhe Drejtorinë e Mirëqenies Sociale.

Derisa rasti hap diskutim mbi trajtimin e personave në nevojë dhe përgjegjësinë institucionale për të ofruar ndihmë në situata të tilla. /Lajmi.net/