Bie nga lartësia – punëtori pëson lëndime në vendin e punës në Han të Elezit
Një person ka pësuar lëndime trupore duke rënë nga një lartësi, derisa ishte duke kryer disa shërbime. Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore dhe inspektorët komunal kanë dalë në vendin e ngjarjes…
Lajme
Një person ka pësuar lëndime trupore duke rënë nga një lartësi, derisa ishte duke kryer disa shërbime.
Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Njësitet policore dhe inspektorët komunal kanë dalë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin, ndërkohë që lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar./Lajmi.net/