Vedat Muriqi: E dijmë rëndësinë e kësaj ndeshje, por pres të jemi të barabartë
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Sllovakisë. Muriqi tha se të gjithë janë gati për këtë ndeshje dhe qysh nga dita e parë janë në dijeni për rëndësinë që ka. “E dijm rëndësisnë e ndeshjes prej ditës së parë. Jemi afër historisë. Kështu…
Sport
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Sllovakisë.
Muriqi tha se të gjithë janë gati për këtë ndeshje dhe qysh nga dita e parë janë në dijeni për rëndësinë që ka.
“E dijm rëndësisnë e ndeshjes prej ditës së parë. Jemi afër historisë. Kështu që nesër e pres një ndeshje të barabartë. I gjithë ekipi jemi gati për nesër ndaj Sllovakisë”, u shpreh Muriqi
“Nuk e di a do të ketë penallti nesër. Por, nëse ka – 100 për qind do të gjuaj unë. Këto gjëra ndodhin në futboll, kur humba penalltinë në minutat e fundit me Mallorcan”, vazhdoj tutje sulmuesi
Kujtojmë që nesër nga ora 20:45, Kosova dhe Sllovakia luajnë ndeshjen e play-offit të Kupës së Botës 2026.