Murati kundër zgjedhjeve: Nuk shkohet në zgjedhje për pakënaqësitë e opozitës

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani ‘’nuk prodhon asnjë efekt juridik’’. Në vendim e saj, Kushtetuesja thotë se deputetët kanë edhe 34 ditë afat për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Menjëherë pas vendimit kanë reaguar Ministri i Financave, Punës…

Lajme

25/03/2026 18:59

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani ‘’nuk prodhon asnjë efekt juridik’’. Në vendim e saj, Kushtetuesja thotë se deputetët kanë edhe 34 ditë afat për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Menjëherë pas vendimit kanë reaguar Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Sipas Muratit, vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje veç pse partive opozitare nuk po u pëlqen rezultati.

Postimi i plotë:

Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje veç pse partive opozitare nuk po u pëlqen rezultati që ua ka dhënë populli.

Dekreti ishte në shkelje të Kushtetutës!