Vajza binjake 3-vjeçare mbijetoi nga aksidenti ku vdiqën nëna kosovare me djalin në Gjermani

Tragjedia në familjen kosovare në Schramberg të Gjermanisë, ka tronditur vendin. Një grua nga Kosova me nënshtetësi gjermane dhe djali i saj 3-vjeçar, u goditën nga një kamion dhe fatkeqësisht humbën jetën. Por mrekullisht në këtë rast të rëndë mbijetoi fëmija tjetër i saj, binjakja e djalit, me të cilët e ndjera ishte duke lëvizur…

Bota

25/03/2026 16:57

Tragjedia në familjen kosovare në Schramberg të Gjermanisë, ka tronditur vendin.

Një grua nga Kosova me nënshtetësi gjermane dhe djali i saj 3-vjeçar, u goditën nga një kamion dhe fatkeqësisht humbën jetën.

Por mrekullisht në këtë rast të rëndë mbijetoi fëmija tjetër i saj, binjakja e djalit, me të cilët e ndjera ishte duke lëvizur në trotuar, në momentin kritik.

Vajza 3-vjeçare i ka shpëtuar kësaj tragjedie, pa pësuar lëndime trupore.

Kjo është bërë e ditur edhe nga mediat gjermane.

Sipas informacioneve të para, viktimat janë nga rajoni i Gjakovës.

Lajmin për aksidentin fat e ka konfirmuar edhe Policia në Schramberg.

Nga ky aksident janë shkaktuar edhe dëme të mëdha, pasi shoferi i dyshuar ka goditur edhe disa makina.

Deri më tash është raportuar se i njëjti e ka humbur kontrollin mbi automjet dhe në një distancë prej 50 metrash mori me vete veturat që ishin të parkuara.