Besnik Koci po shkëlqen në Gjermani – pret ftesën nga FFK pas formës fantastike që po kalon tek klubi TSV Essingen
Besnik Koci, futbollist 24-vjeçar që aktivizohet në ligën e pestë të Gjermanisë me klubin TSV Essingen në Oberliga, po kalon një periudhë shumë të mirë në karrierën e tij. Mbrojtësi i majtë, i njohur për shpejtësinë dhe aftësitë teknike, po spikat me paraqitjet e tij, duke u bërë një element i rëndësishëm për skuadrën, raporton…
Sport
Besnik Koci, futbollist 24-vjeçar që aktivizohet në ligën e pestë të Gjermanisë me klubin TSV Essingen në Oberliga, po kalon një periudhë shumë të mirë në karrierën e tij.
Mbrojtësi i majtë, i njohur për shpejtësinë dhe aftësitë teknike, po spikat me paraqitjet e tij, duke u bërë një element i rëndësishëm për skuadrën, raporton lajmi.net
Edhe pse pozita e tij natyrale është në mbrojtje, Koci shpesh avancon përpara dhe kontribuon në fazën sulmuese, duke treguar një profil modern të lojtarit anësor.
View this post on Instagram
Karriera e tij ndërkombëtare nisi herët, kur u ftua nga Kombëtarja U16 e Kosovës. Megjithatë, një lëndim i gjatë e pengoi të vazhdonte rrugëtimin në atë kohë.
Tani, me formën aktuale dhe zhvillimin e tij në Gjermani, Koci ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve që janë të interesuara për transferimin e tij. Paralelisht, ai ka shprehur hapur dëshirën për të përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës në nivelin senior.
Futbollisti është i gatshëm të jetë në kontakt me Federata e Futbollit të Kosovës dhe pret që performancat e tij të mos kalojnë pa u vënë re nga drejtuesit e përfaqësueses.

Me vazhdimësinë e paraqitjeve pozitive, mbetet të shihet nëse Koci do të marrë së shpejti një mundësi për të realizuar ëndrrën e tij për të veshur fanellën e Kosovës./Lajmi.net/