Ndahet nga jeta babai i dëshmorit Besim Ukëhaxhaj
Është ndarë nga jeta Bilall Ukëhaxhaj, babai i dëshmorit Besim Ukëhaxhaj. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u shpreh i prekur nga ky lajm i trishtë. “Në memorien tonë, Baca Bilall dhe çlirimtarët, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për…
Lajme
Është ndarë nga jeta Bilall Ukëhaxhaj, babai i dëshmorit Besim Ukëhaxhaj.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u shpreh i prekur nga ky lajm i trishtë.
“Në memorien tonë, Baca Bilall dhe çlirimtarët, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë!”, ka shkruar Haradinaj.