“Osmani bartëse e listës së partisë?”, Azemi: LDK e ka derën e hapur për të gjithë

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajtur sot një konferencë për media, në të cilën foli Visar Azemi. Gjatë deklarimit, Azemi është pyetur edhe në lidhje me mundësinë që Vjosa Osmani të rikthehet në LDK dhe të jetë bartëse e listës së kësaj partie, në qoftë se vendi shkon në zgjedhje. Me këtë rast, Azemi tha se…

Lajme

25/03/2026 13:39

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajtur sot një konferencë për media, në të cilën foli Visar Azemi.

Gjatë deklarimit, Azemi është pyetur edhe në lidhje me mundësinë që Vjosa Osmani të rikthehet në LDK dhe të jetë bartëse e listës së kësaj partie, në qoftë se vendi shkon në zgjedhje.

Me këtë rast, Azemi tha se nuk ka qëndrim mbi këtë është, teksa shtoi se LDK është ende në pritje të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është e gjithë qytetarëve, andaj kushdo që do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kanë derën hapur”, u shpreh ai para mediave.

Megjithatë, ai shtoi se LDK nuk e ka diskutuar çështjen e Osmanit si bartëse të listës së partisë./Lajmi.net/