Shitja rekorde e biletave, Ademi: Kështu është kur e do shtetin
Biletat të cilat dolën në shitje, të martën, interesimi i madh nga ana e tifozëve, bënë që ato të shiten po në të njëjtën ditë, në kohë rekord. Ndërkohë Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, shprehu falënderimet e tij për tifozët që kanë mbështetur Kombëtaren në mënyrë të jashtëzakonshme. Ai vlerësoi shpejtësinë me të cilën u…
Sport
Biletat të cilat dolën në shitje, të martën, interesimi i madh nga ana e tifozëve, bënë që ato të shiten po në të njëjtën ditë, në kohë rekord.
Ndërkohë Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, shprehu falënderimet e tij për tifozët që kanë mbështetur Kombëtaren në mënyrë të jashtëzakonshme. Ai vlerësoi shpejtësinë me të cilën u shitën të gjitha biletat, duke theksuar se kjo tregon dashurinë dhe përkushtimin e qytetarëve ndaj futbollit, Kombëtares dhe vendit të tyre.
“I falënderoj shumë të gjithë atë, të cilët në një kohë shumë të shkurtër, i kanë blerë biletat të gjitha sepse kështu është kur e do futbollin, kur e do Kombëtaren, kur e do shtetin” – raporton për KosovaPress, Ademi.
Bileta do të jetë e vlefshme për dy skenarë të mundshëm në rast se Kosova triumfon ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale, atëherë ndeshja e 31 marsit do të jetë finale e “Play-Off”-it përballë fituesit të duelit mes Turqisë dhe Rumanisë. Ndërkohë, në rast të humbjes në Sllovaki, kjo përballje do të zhvillohet si ndeshje miqësore kundër humbësit të çiftit Turqi–Rumani.
Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten në Bratisllavë, me fillim nga ora 20:45.