A e tradhtoi Kurti Osmanin? Fejza: Presidentja ka pasur mbështetje të plotë për 5 vite
Deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, ka thënë se ajo ‘’absolutisht nuk mendon’’ se presidentja Vjosa Osmani është tradhtuar nga kryeministri Albin Kurti, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit. Fejza ka deklaruar edhe se, Osmani për pesë vite e ka pasur mbështetjen e plotë të qeverisë dhe kuvendit për gjatë pesë viteve të mandatit të…
Lajme
Deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, ka thënë se ajo ‘’absolutisht nuk mendon’’ se presidentja Vjosa Osmani është tradhtuar nga kryeministri Albin Kurti, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Fejza ka deklaruar edhe se, Osmani për pesë vite e ka pasur mbështetjen e plotë të qeverisë dhe kuvendit për gjatë pesë viteve të mandatit të saj, përcjell Gazeta Express.
Ajo ka deklaruar dhe se tani jemi në ‘’rrethanë krejtësisht tjetër’’ dhe se, nga VV’ja ‘’nuk besojnë që vendit i duhen zgjedhje’’.
‘’Besoj që për pesë vite sa presidentja Osmani ka qenë në krye të detyrës e ka pasur mbështetjen e plotë jo vetëm nga ana e qeverisë, por edhe nga ana e Kuvendit. Mendoj është publike, nuk ka pasur ndonjëherë pozicion ose pengesë të çfarëdo natyre që ne i kemi bërë në realizimin e punëve të saj. Ne kemi qenë pjesë e një projekti të përbashkët, pa hezitime e kemi mbështetur kandidaturën e zonjës Osmani, i kemi pas votat, tani jemi në rrethanë krejtësisht tjetër politike. Ne nuk besojmë që vendit i duhen zgjedhjet, për neve është e rëndësishme që, prandaj edhe jemi ulë dhe kemi tentu të arrijmë marrëveshje me partitë opozitare.’’, ka thënë ajo mes tjerash.