Gjakovë: Babai e rrahë vajzën e tij pas një mosmarrëveshjeje – arrestohet nga policia
Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 23 marsit 2026 në Gjakovë, rreth orës 23:30. Sipas njoftimit, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pasi, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, transmeton lajmi.net. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore si pasojë e incidentit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit,…
Lajme
Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 23 marsit 2026 në Gjakovë, rreth orës 23:30.
Sipas njoftimit, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pasi, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, transmeton lajmi.net.
Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore si pasojë e incidentit.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dy palët janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 23.03.2026-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën f/k. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./lajmi.net/