Bajrami për rikthimin e Osmanit në LDK: Nuk ka qenë në studime jashtë vendit që gjashtë vite, që me u kthy aq lehtë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka folur për mundësinë e rikthimit të presidents Vjosa Osmani në këtë subjekt politik. Bajrami në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se rikthimi potencial i saj nuk do të duhej të ishte aq i lehtë. Sipas saj, më 2021-ën Osmani ia shkaktoi një humbje të…
Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka folur për mundësinë e rikthimit të presidents Vjosa Osmani në këtë subjekt politik.
Bajrami në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se rikthimi potencial i saj nuk do të duhej të ishte aq i lehtë. Sipas saj, më 2021-ën Osmani ia shkaktoi një humbje të thellë LDK’së dhe ia shtoi në mënyrë eksponenciale votat LVV’së.
“Unë nuk jam njëra prej atyre që kthimin e znj. Osmani e shoh krejt të natyrshëm dhe shumë të lehtë, për shkak të krejt gjanave që i shpjegum deri më tani. Më lejoni t’ju them që zonja Osmani nuk ka qenë në studime gjashtë shtetit që gjashtë vite, që me u kthy qaq lehtë, ka qenë në studime po kthehet dhe po e gjen pozitën ku ka qenë”, ka deklaruar Bajrami.
“Në vitin 2021 zonja Osmani ka dalë prej LDK-së, ia ka shkaktu një humbje të thellë LDK-së, e ka rritur eksponencialisht z. Kurti prej një rezultati 25 për qind në rezultat 50 për qind. Në atë kohë, elektorati jonë, besimtarët tanë, janë hidhëru shumë me zonjën Osmani. Atyre hidhërimi s’ju ka kalu edhe sot. Unë besoj që z. Abdixhiku edhe strukturat vendimmarrëse të LDK-së duhet me e bë një analizë. Me e pa se si do të jetë pritja e znj. Osmani. Të pyesin, të bëjnë matje, të dalin në terren dhe të shohin se çfarë net-efekti ka me pas sjellja e saj në LDK. Edhe pse po e them se jemi tu folë hipotetikisht”, ka thënë më tej deputetja e LDK’së.