Faza e dytë e liberalizimit të tregut energjetik: Nga 1 prilli 2026 bizneset që kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur

KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton opinionin publik dhe komunitetin e biznesit se nga 1 prilli 2026 hyn në fuqi faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe vendimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE). Në këtë fazë, konsumatorët komercialë me…

Lajme

24/03/2026 15:03

KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton opinionin publik dhe komunitetin e biznesit se nga 1 prilli 2026 hyn në fuqi faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe vendimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE).

Në këtë fazë, konsumatorët komercialë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro nuk do të furnizohen më me tarifa të rregulluara nga Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe obligohen të zgjedhin një furnizues të licencuar në tregun e hapur.

Bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës, një numër biznesesh nuk i plotësojnë më kriteret për të qenë pjesë e shërbimit universal, prandaj KESCO nuk do të mund të vazhdojë furnizimin e tyre me tarifa të rregulluara nga kjo datë.

Bizneset të cilat plotësojnë kriteret e përcaktuara duhet të përzgjedhin një furnizues të licencuar dhe të nisin procedurën e ndërrimit së paku 21 ditë pune para hyrjes në fuqi të kontratës së re. Lista e furnizuesve të licencuar është e publikuar në faqen zyrtare të ZRrE-së.

Në rast se nuk përzgjidhet furnizuesi me kohë, biznesi do të furnizohet përkohësisht nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit për deri në 60 ditë. Pas këtij afati, në mungesë të kontratës, furnizimi mund të ndërpritet sipas legjislacionit në fuqi.

Bizneset që janë vet-konsumatorë (prosumatorë) njoftohen se nga kjo datë përfundon skema aktuale me tarifa të rregulluara dhe energjia e prodhuar do të trajtohet sipas kontratës me furnizuesin e zgjedhur.

Për të siguruar trajtimin e saktë të biznesit tuaj gjatë këtij procesi, KESCO fton të gjitha bizneset që kanë plotësuar kriteret për të dalë në treg të hapur të konfirmojnë dhe raportojnë pranë kompanisë njësitë/shifrat e konsumatorit që janë në shfrytëzim nga biznesi i tyre. Shifra e konsumatorit mund të gjendet në pjesën e sipërme të faturës së energjisë elektrike.

Për informata shtesë:
[email protected]
038 501 701 2020
038 79 20 20