UEFA shkruan për Kosovën para sfidës historike në Sllovaki
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë të enjten mbrëma njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori të saj. Dardanët do të luajnë me Sllovakinë në Bratisllavë në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit 2026. Kjo lojë ka bërë jehonë të madhe në shqiptari, por jo vetëm. Për verdhekaltrit ka shkruar edhe shtëpia e futbollit…
Sport
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë të enjten mbrëma njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori të saj.
Dardanët do të luajnë me Sllovakinë në Bratisllavë në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit 2026.
Kjo lojë ka bërë jehonë të madhe në shqiptari, por jo vetëm.
Për verdhekaltrit ka shkruar edhe shtëpia e futbollit evropian – UEFA.
“Synimi i Kosovës mbetet kualifikimi historik në një turne të madh, ndërsa përzgjedhësi i saj, gjermani Franco Foda ka gjetur trimëri te forma pozitive e skuadrës, me pesë ndeshje radhazi pa humbje, prej tyre tri fitore dhe dy barazime”, shkroi UEFA.
Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të luhet të enjten mbrëma duke filluar nga ora 20:45.
Nëse e fiton këtë ndeshje eventualisht, ekipi i Franco Fodës do të luajë të martën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” me Turqinë ose Rumaninë në finalen e madhe për kualifikim në Kupën e Botës, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.