Inspektori i IPK-së që u plagos mbrëmë, në gjendje stabile
Gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u plagos mbrëmë me armë zjarri në Prishtinë është stabile. Ai mbrëmë i është nënshtruar një intervenim urgjent dhe pritet që të ketë intervenime të tjera. Këtë e ka bërë të ditur, Xhavit Gashi drejtori i Ortopedisë. “Për momentin gjendja është stabile fillimisht mbrëmë ju ka nënshtrua një…
Lajme
Gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u plagos mbrëmë me armë zjarri në Prishtinë është stabile.
Ai mbrëmë i është nënshtruar një intervenim urgjent dhe pritet që të ketë intervenime të tjera.
Këtë e ka bërë të ditur, Xhavit Gashi drejtori i Ortopedisë.
“Për momentin gjendja është stabile fillimisht mbrëmë ju ka nënshtrua një intervenim urgjent fillestar dhe stabilizues, në të ardhmen priten prapë intervenime”, ka thënë Gashi.
IKP ka thënë se plagosja e inspektorit nuk ka të bëjë me punën dhe funksionin që ai ka.
Policia ka njoftuar se ka identifikuar të dyshuarin për rastin dhe janë në kërkim të tij.