Riintegrimi në shoqëri, 38 të dënuar në Dubravë fillojnë trajnim profesional
Në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka filluar një trajnim profesional për të dënuarit, i cili sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, po zhvillohet në katër fusha: metalpunues, instalues i ujit dhe kanalizimit, murator dhe zdrukthëtar. “Ky trajnim po organizohet në bashkëpunim me Qendrën për Aftësim Profesional në Pejë dhe synon ngritjen e kapaciteteve profesionale të të…
Lajme
Në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka filluar një trajnim profesional për të dënuarit, i cili sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, po zhvillohet në katër fusha: metalpunues, instalues i ujit dhe kanalizimit, murator dhe zdrukthëtar.
“Ky trajnim po organizohet në bashkëpunim me Qendrën për Aftësim Profesional në Pejë dhe synon ngritjen e kapaciteteve profesionale të të dënuarve, si dhe përgatitjen e tyre për riintegrim në shoqëri pas përfundimit të mbajtjes së dënimit”, thotë SHKK-ja.
Kanë treguar se në këto programe janë regjistruar gjithsej 38 të dënuar, të cilët kanë shprehur interesim për zhvillimin e aftësive të tyre në profesionet përkatëse.
Programet e trajnimit, thotë SHKK-ja, do të zgjasin tre muaj dhe do të realizohen nga trajnerë të kualifikuar sipas planit të paraparë të trajnimit. Pas përfundimit të trajnimit, kandidatët e suksesshëm do të certifikohen.
Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në ofrimin e programeve që ndihmojnë rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar.