Irani godet Izraelin dhe Gjirin edhe pse Trump thotë se SHBA-ja po kërkon fundin e luftës
Irani ka vazhduar sulmet me raketa ndaj Izraelit dhe shteteve arabe të Gjirit të martën, ndërsa një raketë goditi një rrugë në qendër të Tel Avivit, duke shkaktuar dëme materiale dhe plagosje të lehta. Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë në bisedime me Iranin për t’i dhënë fund luftës dhe shtyu…
Bota
Irani ka vazhduar sulmet me raketa ndaj Izraelit dhe shteteve arabe të Gjirit të martën, ndërsa një raketë goditi një rrugë në qendër të Tel Avivit, duke shkaktuar dëme materiale dhe plagosje të lehta.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë në bisedime me Iranin për t’i dhënë fund luftës dhe shtyu afatin që Teherani të rihapë Ngushticën e Hormuzit, por Irani mohoi se ka zhvilluar negociata me Uashingtonin, raporton AP, transmeton KosovaPress.
Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të vazhdojë sulmet ndaj Iranit dhe Libanit, ndërsa Irani po zhvillon kontakte diplomatike me disa shtete lidhur me luftën.
Përplasjet kanë rritur frikën për përshkallëzim rajonal, ndërsa çmimi i naftës, pas një rënieje të përkohshme, u rikthye sërish në rritje. Sipas të dhënave të publikuara, numri i viktimave ka kaluar 1,500 në Iran dhe 15 në Izrael.