Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, një mirënjohje e përjetshme e Shqipërisë ndaj SHBA-së

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së NATO-s në Kosovë, ka thënë se kjo fushatë i solli lirinë vendit. Përmes një postimi në Facebook, presidenti shqiptar tha se Shqipëria i është përgjithmonë falënderuese Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj të NATO-s. “Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes…

Lajme

24/03/2026 10:40

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së NATO-s në Kosovë, ka thënë se kjo fushatë i solli lirinë vendit.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti shqiptar tha se Shqipëria i është përgjithmonë falënderuese Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj të NATO-s.

“Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së NATO-s kundër regjimit shtypës serbomadh të Millosheviçit, fushatë e cila përfundoi me sukses duke sjellë lirinë e Kosovës dhe paqen që gëzojmë sot në të gjithë rajonin.  Shqipëria, sot e përgjithmonë, i është falënderuese Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj të NATO-s!”, ka shkruar Begaj.