Vlora Çitaku kujton ndërhyrjen e NATO-s: Përjetësisht mirënjohës për lirinë e Kosovës
Vlora Çitaku ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës në Kosovë, duke e cilësuar si vendimtare për lirinë e Kosovës. Ajo shprehu mirënjohje për dëshmorët dhe aleatët ndërkombëtarë, duke theksuar se Kosova sot është një vend i lirë me të ardhme. Postimi i plotë: Përjetësisht, faleminderit! Si sot, 27 vjet më parë, NATO-ja ndërhyri ushtarakisht…
Lajme
Vlora Çitaku ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës në Kosovë, duke e cilësuar si vendimtare për lirinë e Kosovës.
Ajo shprehu mirënjohje për dëshmorët dhe aleatët ndërkombëtarë, duke theksuar se Kosova sot është një vend i lirë me të ardhme.
Postimi i plotë:
Përjetësisht, faleminderit!
Si sot, 27 vjet më parë, NATO-ja ndërhyri ushtarakisht për të mbrojtur popullin e Kosovës dhe të drejtën tonë për dinjitet e liri.
Falë luftës çlirimtare, urtësisë politike të lidershipit të asaj kohe dhe vendosmërisë së aleatëve tanë, ëndrra e brezave të tërë u bë realitet.
Kosova, amanet i gjakut dhe sakrificës, sot është realiteti ynë i përditshëm, një vend i lirë, me shpresë dhe me të ardhme.
Përjetësisht mirënjohës për ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë, dhe për miqtë ndërkombëtarë që qëndruan me ne në orën më të rëndë të historisë sonë.
Lavdi dëshmorëve!
Faleminderit NATO!.