E trishtë: Trevjeçari nga Peja vdes në Gjermani pasi ra në lumë
Një fëmijë trevjeçar ka vdekur në Gjermani pak ditë pasi ka rënë në lumin Sieg River. Sipas RTL.de, vogëlushi ishte në koma që nga dita kur ra në lumë, por fatkeqësisht i njëjti ndërroi jetë sot pasi mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Ngjarja ka ndodhur më 17 mars në Siegen, derisa Peja në Fokus raporton se…
Lajme
Një fëmijë trevjeçar ka vdekur në Gjermani pak ditë pasi ka rënë në lumin Sieg River. Sipas RTL.de, vogëlushi ishte në koma që nga dita kur ra në lumë, por fatkeqësisht i njëjti ndërroi jetë sot pasi mjekët nuk arritën ta shpëtonin.
Ngjarja ka ndodhur më 17 mars në Siegen, derisa Peja në Fokus raporton se fëmija me iniciale Z.K., është me prejardhje nga Peja.
Sipas RTL.de, fëmijët nga një çerdhe kishin dalë për aktivitet pranë ujit, nën mbikëqyrjen e disa edukatorëve. Siç tha “German Red Cross”, që menaxhon institucionin, gjithsej tetë kujdestarë po përkujdeseshin për 46 fëmijë.
Në një moment u vu re mungesa e trevjeçarit. Kujdestarët nisën menjëherë kërkimet dhe e gjetën pas pak kohe në lumë, nga ku e nxorën. Ekipet emergjente e reanimuan në vendngjarje dhe më pas ai u dërgua në spital në gjendje kritike. Policia kishte deklaruar se nuk kishte indikacione për ndonjë vepër të qëllimshme dhe rasti po trajtohej si aksident tragjik.
Pas gati një jave në gjendje të rëndë, sot u konfirmua lajmi i rëndë se trevjeçari ndërroi jetë në spital në orët e pasdites, transmeton Klankosova.tv.