Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga
Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i suksesshëm antidrogë. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, gjatë këtij operacioni është sekuestruar rreth 1 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Po ashtu, janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal. Në kuadër të operacionit janë kontrolluar tri…
Lajme
Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i suksesshëm antidrogë.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, gjatë këtij operacioni është sekuestruar rreth 1 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Po ashtu, janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.
Në kuadër të operacionit janë kontrolluar tri lokacione në rajonin e Suharekës, ku janë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri, një armë gjuetie, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni dhe substancash narkotike.
Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren.
“Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet e antidrogës, mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e veprimtarive kriminale që lidhen me substancat narkotike”, tha ndër të tjera Hoxha.