Kurti priti ambasadorin zviceran, diskutohet bashkëpunimi dhe mërgata
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher. Kurti vlerësoi Zvicrën si një nga partnerët më të çmuar të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ndërtuara mbi sundimin e ligjit, qeverisjen demokratike dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ai falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme përmes KFOR-it dhe Agjencisë Zvicerane…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher.
Kurti vlerësoi Zvicrën si një nga partnerët më të çmuar të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ndërtuara mbi sundimin e ligjit, qeverisjen demokratike dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ai falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme përmes KFOR-it dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), e cila ka të zotuara mbi 86 milionë euro për periudhën katërvjeçare dhe mbi 64 milionë euro për vitet 2026–2029.
Në takim u diskutua gjithashtu për mërgatën kosovare në Zvicër si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe për Marrëveshjen për Tregti të Lirë – EFTA, e nënshkruar në janar 2025, e cila ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës.
Ambasadori Sprecher uroi kryeministrin për mandatin e ri dhe konfirmoi se Zvicra do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet demokratike të Kosovës.
Zvicra mbetet burimi i dytë më i madh i investimeve të huaja direkte në Kosovë, ndërsa rreth një e pesta e remitencave vijnë nga mërgata kosovare në këtë shtet. /Lajmi.net/