Prokuroria Speciale arreston një person për krime ndaj civilëve në Matiçan të Prishtinës

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar Z.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”. Sipas hetimeve, Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime ndaj civilëve në fshatin Matiçan,…

Lajme

23/03/2026 17:06

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar Z.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas hetimeve, Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime ndaj civilëve në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës, gjatë periudhës 1998–1999. Arrestimi i tij është bërë pas një hetimi të kujdesshëm dhe të koordinuar me organet ligjzbatuese.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special, kërkesën për paraburgim, me qëllim që rasti të marrë rrjedhën ligjore të duhur dhe të zbardhet e vërteta e plotë për këto ngjarje.

Ky aksion tregon përkushtimin e institucioneve të drejtësisë në luftën kundër krimeve të luftës dhe thekson rëndësinë e përgjegjësisë ligjore për çdo person që dyshohet për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. /Lajmi.net/