Ministri Hoti pret shefen e UNICEF-it në Kosovë, diskutohet për prioritetet sociale dhe bashkëpunimin 2026-2030

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka pritur në takim Shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, si dhe Specialistin për Politika Sociale në UNICEF, Dren Rexha. Gjatë takimit u diskutua për prioritetet e Ministrisë në fushën e punësimit, mbrojtjes sociale dhe shërbimeve për fëmijët dhe familjet, si…

Lajme

23/03/2026 16:55

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka pritur në takim Shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, si dhe Specialistin për Politika Sociale në UNICEF, Dren Rexha.

Gjatë takimit u diskutua për prioritetet e Ministrisë në fushën e punësimit, mbrojtjes sociale dhe shërbimeve për fëmijët dhe familjet, si dhe për drejtimet e përbashkëta në kuadër të Programit të UNICEF-it për periudhën 2026-2030.

Ministri Hoti theksoi rëndësinë e ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm të shërbimeve sociale.

“Në fokus të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare është ndërtimi i një sistemi funksional dhe të qëndrueshëm të shërbimeve sociale, që i përgjigjet realisht nevojave të fëmijëve dhe familjeve, veçanërisht atyre më të cenueshme,” u shpreh ai.

Ai po ashtu falënderoi UNICEF-in për mbështetjen e deritanishme, duke theksuar se bashkëpunimi i mëtejmë do të orientohet drejt rezultateve konkrete.

“Dakorduam që bashkëpunimi të fokusohet në rezultate konkrete dhe të matshme në terren,” shtoi Hoti.