Vetëm rreth 2 mijë e 900 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë – APK bën thirrje për respektimin e afatit
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka njoftuar se procesi i deklarimit vjetor të pasurisë për vitin 2025 po vazhdon, ndërsa afati i fundit për përfundimin e tij është 31 mars 2026. Sipas të dhënave të fundit, rreth 2 mijë e 876 zyrtarë publikë e kanë përfunduar tashmë deklarimin e pasurisë. Ndërkohë, edhe 1 mijë…
Lajme
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka njoftuar se procesi i deklarimit vjetor të pasurisë për vitin 2025 po vazhdon, ndërsa afati i fundit për përfundimin e tij është 31 mars 2026.
Sipas të dhënave të fundit, rreth 2 mijë e 876 zyrtarë publikë e kanë përfunduar tashmë deklarimin e pasurisë. Ndërkohë, edhe 1 mijë e 964 të tjerë e kanë nisur procesin, por ende nuk e kanë përfunduar, ndërsa një numër i konsiderueshëm nuk e kanë filluar fare.
Në total, këtë vit janë 10 mijë e 353 zyrtarë të lartë publikë që janë të obliguar me ligj të deklarojnë pasurinë e tyre.
APK u bën thirrje të gjithë zyrtarëve që nuk e kanë kryer ende këtë obligim, ta përfundojnë sa më shpejt brenda afatit ligjor, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe integritetit në institucione.
Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, ka theksuar se deklarimi i pasurisë është një hap i rëndësishëm për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.
Agjencia gjithashtu paralajmëron se mosdeklarimi, vonesat apo deklarimi i pasaktë mund të sjellin pasoja ligjore, përfshirë gjoba, kallëzime penale dhe madje edhe dënime me burg në raste të caktuara. /Lajmi.net/