Adnan Rrustemi: Nuk janë shteruar bisedimet për presidentin

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të shmangen nëse partitë politike gjejnë konsensus për zgjedhjen e presidentit të ri. Në një bisedë për RTV21, deputeti Rrustemi tha se LVV-ja është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme nëse ato janë të pashmangshme. “Nuk janë shteruar, për shkak se koha ka qnë…

Lajme

23/03/2026 14:48

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të shmangen nëse partitë politike gjejnë konsensus për zgjedhjen e presidentit të ri. Në një bisedë për RTV21, deputeti Rrustemi tha se LVV-ja është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme nëse ato janë të pashmangshme.

“Nuk janë shteruar, për shkak se koha ka qnë shumë e shkurtër; çështja është te vullneti. Nëse partitë politike kanë vullnet për t’i dhënë vendit një president dhe për t’iu shmangur zgjedhjeve, kjo është e mundur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.”, tha Rrustemi

Theksojmë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme me të cilën ia ndalon Presidentes dhe Kuvendit çdo veprim deri më 31 mars.