Arrestohen katër ekzaminerë dallavere me patentë-shoferë, sekuestrohen edhe 800 euro
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, është deklaruar në lidhje me aksionin e zhvilluar nën dyshimin për dallavere me patentë-shoferë. Prokuroria ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, katër persona të dyshuar, njëri me inicialet I.M nga auto shkolla “A…….” për shkak të dyshimit…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, është deklaruar në lidhje me aksionin e zhvilluar nën dyshimin për dallavere me patentë-shoferë.
Prokuroria ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, katër persona të dyshuar, njëri me inicialet I.M nga auto shkolla “A…….” për shkak të dyshimit të arsyeshëm se e ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 të KPRK-së, dy persona me inicialet A.B dhe Z.B nga auto shkolla “I………….” për shkak të dyshimit të arsyeshëm se e kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427 të KPRK-së dhe një person me emrin V.L ekzaminere për patentë shofer në MMPHI për shkak të dyshimit të arsyeshëm se e ka kryer veprën penale ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të KPRK-së.
“Ky arrestim është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor nga Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Korrupsionit në DHKEK në Prishtinë ashtu që pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, të pandehurit I.M. i janë gjetur dhe sekuestruar 800 euro ryshfet të përdorura nga fondi i Policisë së Kosovës, ndërsa në zbatim të Urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është realizuar kontrolli në dy auto shkollat e cekura më lartë ku janë siguruar provat e nevojshme materiale, ndërsa të pandehurve I.M dhe V.L, u janë sekuestruar telefonat e tyre mobil”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.
Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit, do të dorëzojë në Gjykatë kërkesën për caktimin e ndonjë prej masave për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale./Lajmi.net/