“Gjithçka nisi nga një mosmarrëveshje …” Prokuroria me detaje nga ngjarja e rëndë në Majac
Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar edhe një herë në lidhje me vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Majac të Podujevës, që përfundoi me tret ë vrarë. Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltrina Shala para mediave deklaroi se ngjarja kishte nisur si pasojë e një mosmarrëveshje në mes të dyshuarës kryesore, dhe 45 vjeçarit Ilaz…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar edhe një herë në lidhje me vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Majac të Podujevës, që përfundoi me tret ë vrarë.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltrina Shala para mediave deklaroi se ngjarja kishte nisur si pasojë e një mosmarrëveshje në mes të dyshuarës kryesore, dhe 45 vjeçarit Ilaz Brahimi.
“Lidhur me këtë ngjarje tragjike, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje ndërmjet tyre, situata ka eskaluar dhe më pas është përdor një armë zjarri, ku ka shtënë në drejtim të dy personave dhe për fat të keq për shkak të plagëve të marra, kanë ndërruar jetë, dhe po ashtu e dyshuara kryesore e këtij akti ka ndërruar jetë”, tha Shala.
Ajo nuk dha detaje shtesë, pasi shtoi se hetimet janë ende në fazë preliminare.
Kujtojmë se 31-vjeçarja, Ardita Gashi privoi nga jeta 45-vjeçari si dhe gruan e axhës së saj, 73-vjeçare.
Si pasojë e vetëplagosjes, gjatë ditës së sotme ndërroi jetë edhe e dyshuara kryesore./Lajmi.net/