Po kërkohej nga INTERPOL-i, Policia jep detaje për aksionin e “FAST” që arrestoi një të dyshuar për vrasje në Prishtinë
Policia e Kosovës, saktësisht njësia “FAST Kosova”, pas një pune operative në terren, sot bashkë me njësitë policore të rendit publik dhe NJRSH-në, kanë arritur të arrestojnë një shtetas të huaj, që po kërkohej nga autoritetet ndërkombëtare për veprën penale ‘vrasje’. Sipas Policisë, arrestimi është kryer në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar (Red Notice), të…
Lajme
Policia e Kosovës, saktësisht njësia “FAST Kosova”, pas një pune operative në terren, sot bashkë me njësitë policore të rendit publik dhe NJRSH-në, kanë arritur të arrestojnë një shtetas të huaj, që po kërkohej nga autoritetet ndërkombëtare për veprën penale ‘vrasje’.
Sipas Policisë, arrestimi është kryer në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar (Red Notice), të lëshuar nga autoritetet e INTERPOL-it të Danimarkës.
“Rasti është duke u trajtuar në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore në përputhje me procedurat në fuqi. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për garantimin e sigurisë së përgjithshme”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: