Mbi 50% e popullsisë në moshë pune jashtë tregut të punës, Shahini: Statistikë shqetësuese
Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka reaguar ndaj përqindjes së publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sipas së cilës mbi 51% e popullsisë në moshë pune në Kosovë është jashtë tregut të punës jo aktiv. Shahini, ka thënë se kjo nuk është vetëm statistikë shqetësuse, por ëshët edhe dëshmi e qartë…
Lajme
Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka reaguar ndaj përqindjes së publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sipas së cilës mbi 51% e popullsisë në moshë pune në Kosovë është jashtë tregut të punës jo aktiv.
Shahini, ka thënë se kjo nuk është vetëm statistikë shqetësuse, por ëshët edhe dëshmi e qartë e dështimit të politikave politikave ekonomike dhe sociale ndër vite.
“Me një papunësi prej 13.9% dhe qindra mijëra qytetarë joaktivë e numerikisht mbi 500 mijë, Kosova po humb potencialin e saj më të madh – kapitalin njerëzor. Në vend të një ekonomie dinamike dhe konkurruese, po krijohet një model i varësisë nga remitencat dhe konsumit, pa bazë të fortë prodhuese”, ka thënë ai.
Sipas Shahnit, kjo situatë është pasojë direkte e mungesës së strategjisë së qartë për punësim dhe zhvillim ekonomik.
“Edhe më alarmuese është gjendja e grave në tregun e punës, ku mbi 65% mbeten jashtë aktivitetit ekonomik. Kjo nuk është vetëm çështje ekonomike, por tregues i një pabarazie të thellë dhe i mungesës së vullnetit institucional për ta ndryshuar këtë realitet.
Nëse mbi gjysma e popullsisë nuk kontribuon në ekonomi, atëherë nuk mund të flasim për zhvillim, por për stagnim të vazhdueshëm”, ka shkruar Shahini.