“Pas aktit, e dyshuara hyri në shtëpinë e agjës së saj…” – Banorët flasin për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Podujevë
Një vrasje e rëndë që i ka marrë jetën dy personave ka ndodhur dje në Majac të Podujevës. E dyshuara të cilës i është bërë publik identiteti, Ardita Gashi ka privuar nga jeta një burrë që është raportuar të ketë qenë i dashuri i saj dhe gruan e agjës së saj. Ilaz Brahimi, viktima ka…
Lajme
Një vrasje e rëndë që i ka marrë jetën dy personave ka ndodhur dje në Majac të Podujevës.
E dyshuara të cilës i është bërë publik identiteti, Ardita Gashi ka privuar nga jeta një burrë që është raportuar të ketë qenë i dashuri i saj dhe gruan e agjës së saj.
Ilaz Brahimi, viktima ka vdekur në vendngjarje dhe sipas policisë është gjetur i vdekur në veturë, ndërsa gruaja e agjës së saj Miradije Gashi ka vdekur në QKUK si pasojë e plagëve të marra.
Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe vetë e dyshuara e cila pas vrasjes ka tentuar të bëj vetëvrasje kur ishte ngujuar në shtëpi.
Lajmi.net ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes, dhe banorët aty kanë thënë se e dyshuara pas aktit ishte ngujuar në shtëpinë e agjës së saj.
Sipas banorëve ajo më parë kishte pas probleme shëndetësore dhe kishte qenë e shtruar në spital .
Deri tani siç ka thënë Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk dihen motivet e vrasjes.
Lajmi.net do t’iu mbaj të informuar në lidhje me rastin. /Lajmi.net/
Pamje nga vendi i ngjarjes:

