E kërcënoi një dëshmitar të rastit “Brezovica”, ndalohet për 48 orë një ish i pandehur në këtë rast
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një i dyshuar me iniciale R.K nga Ferizaj. Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” nga neni 313 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe nënin 31 të dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”…
Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një i dyshuar me iniciale R.K nga Ferizaj.
Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” nga neni 313 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe nënin 31 të dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“I pandehuri R.K., më 21 Mars 2026, në restaurantin “Mero” cili gjendet në fshatin Uglar- Komuna -Fushë Kosovë, ka kanosur seriozisht se do ta vras të dëmtuarin i cili ishte i pranishëm në një dasëm, me fjalët “vetëm qenke me femijë se pa të vra në këtë vend nuk e kisha lan”, i cili është edhe dëshmitar bashkëpunues në çështjen penale të njohur si “Brezovica” me qëllim të frikësimit të tij që të përmbahet nga dhënia e deklaratave në këtë çështje penale e cila është në shqyrtim gjyqësor në Gjykatën Themelore në Pejë”, ka njoftuar Prokuroria.
Ata kanë thënë se personi i ndaluar R.K., ka qenë i pandehur në rastin “Brezovica” për shkak të dyshimit të veprës penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313 të KPRK-së.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Pejë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Lajmi.net/