​Trump dhe Starmer bisedojnë në telefon, pajtohen që të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe presidenti i ShBA-së, Donald Trump folën në telefon të dielën, në mbrëmje. Telefonata zgjati 20 minuta dhe ishte “konstruktive”, raporton agjencia e lajmeve AP, transmeton KosovaPress. Një zëdhënës i Downing Street tha se të dy diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe, “në veçanti, nevojën për të…

Bota

23/03/2026 09:00

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe presidenti i ShBA-së, Donald Trump folën në telefon të dielën, në mbrëmje.

Telefonata zgjati 20 minuta dhe ishte “konstruktive”, raporton agjencia e lajmeve AP, transmeton KosovaPress.

Një zëdhënës i Downing Street tha se të dy diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe, “në veçanti, nevojën për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për të rifilluar transportin global”.

“Ata ranë dakord që rihapja e Ngushticës së Hormuzit ishte thelbësore për të siguruar stabilitetin në tregun global të energjisë”, tha zëdhënësi, duke shtuar se ata “ranë dakord të flasin përsëri së shpejti”.