Rast i rëndë në Majac të Podujevës, dyshohet për një të vrarë dhe dy të plagosur – E dyshuara ngujohet në shtëpi

Një rast i rëndë po raportohet të ketë ndodhur në fshatin Majac të Podujevës. Sipas dyshimeve të para dhe raportimeve në media, një grua e moshës ka privuar nga jeta një grua tjetër dhe ka plagosur dy persona të tjerë. Në vendngjarje raportohet se ka dal edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, pasi e…

Lajme

22/03/2026 20:51

Një rast i rëndë po raportohet të ketë ndodhur në fshatin Majac të Podujevës.

Sipas dyshimeve të para dhe raportimeve në media, një grua e moshës ka privuar nga jeta një grua tjetër dhe ka plagosur dy persona të tjerë.

Në vendngjarje raportohet se ka dal edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, pasi e dyshuara është ngujuar në një objekt dhe ka tentuar të kryej vetëvrasje.

Policia ende nuk ka dhënë detaje të reja për rastin. /Lajmi.net/