Dy të arrestuar për përfshirje në rrahje në stadiumin e Shtimes
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje gjatë një ndeshje futbollistike në stadiumin e qytetit në Shtime, në mes të Vjosës dhe Vushtrrisë. Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt konfirmoi se janë intervistuar edhe disa persona tjerë në cilësinë e dëshmitarëve. “Ju njoftojmë se rreth orës 15:10 policia…
Lajme
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje gjatë një ndeshje futbollistike në stadiumin e qytetit në Shtime, në mes të Vjosës dhe Vushtrrisë.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt konfirmoi se janë intervistuar edhe disa persona tjerë në cilësinë e dëshmitarëve.
“Ju njoftojmë se rreth orës 15:10 policia në Shtime ka intervenuar në stadiumin e qytetit në Shtime, pasi kishte filluar një përleshje mes shikuesve dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në rrahje. Janë intervistuar edhe disa persona të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve. Për veprimet e policisë është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli.