Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Rakinicë të Skenderajt
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, saktësisht në fshatin Rakinicë. Si pasojë e këtij aksidenti, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Sot, rreth orës 15:00,në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, saktësisht në fshatin Rakinicë.
Si pasojë e këtij aksidenti, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 15:00,në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/