Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me çmimet e karburanteve në Shqipëri dhe ndikimin e tyre në zonat veriore të vendit. Ajo tha se banorët e Kukësit, Korçës dhe Tropojës nuk blejnë naftë në Shqipëri por në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Mal të Zi. Sipas saj, ky fenomen…
Lajme
Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me çmimet e karburanteve në Shqipëri dhe ndikimin e tyre në zonat veriore të vendit.
Ajo tha se banorët e Kukësit, Korçës dhe Tropojës nuk blejnë naftë në Shqipëri por në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Mal të Zi.
Sipas saj, ky fenomen është rezultat i taksave të larta brenda vendit, të cilat, sipas kryeministrit, justifikohen si mënyrë për të financuar shërbime dhe infrastrukturë, por që në praktikë krijojnë barrë për qytetarët.
Kukësi. Korça, Tropoja nuk e blejnë naftën në Shqipëri e blejnë në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi sepse justifikimi I kryeministrit ka qenë gjithmonë që aty brenda ka disa taksa që vendet e rajonit ua marrin qytetarëve nga burime të tjera, ndërkohë që ne I kemi grumbulluar tek nafta me justifikimin se çdo familje shqiptare ka një makinë dhe ajo duhet të paguajë patjetër”, tha Xhemani Baba në Euronews Albania.
“Më duket si një tallje e hapur,” ka thënë Xhemani Baba, duke kritikuar idenë se vetëm pensionistët do të rimbursoheshin për rritjen e çmimit të naftës.
Ajo vuri në dukje se shumica e pensionistëve nuk posedojnë makina, ndaj kjo masë do të ishte e pashfrytëzueshme për ta.
Ekspertja tha se është e lehtë të bësh propagandë politike, por kur politika ndërhyn në çështje ekonomike pa marrë parasysh realitetin e jetës së përditshme të njerëzve, rezultati është “cinizëm i hapur edhe i neveritshëm”.