Kosheret e bletëve vjedhen në Zveçan, Policia nis hetimet
Një rast vjedhjeje është raportuar në fshatin Vallaq të Zveçanit, ku cak i hajnave kanë qenë kosheret e bletëve. Sipas policisë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën nga 15 deri më 21 mars 2026, ndërmjet orës 17:00 dhe 11:30. Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur katër koshere me bletë,…
Lajme
Një rast vjedhjeje është raportuar në fshatin Vallaq të Zveçanit, ku cak i hajnave kanë qenë kosheret e bletëve.
Sipas policisë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën nga 15 deri më 21 mars 2026, ndërmjet orës 17:00 dhe 11:30.
Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur katër koshere me bletë, duke i shkaktuar dëm material.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar dhe janë duke u ndërmarrë veprime për identifikimin e të dyshuarve.